Sport

Vashat e Kosovës i nisin kualifikimet me fitore për Kampionatin Botëror në hendboll

By GAZETA SCANNER 1

February 29, 2024

Vajzat e hendbollit U-18 e nisën me fitore garën kualifikuese për Kampionatin Botëror “IHF Trophy Intercontinental”, që po mbahet në Tashkent të Uzbekistanit.

Pikërisht mikpritësin, Uzbekistanin, Kombëtarja jonë e mundi sot me rezultat 27:21.

Të premten prej orës 8:00, luajmë ndaj Guatemalës. Të shtunën janë gjysmëfinalet, ndërsa të dielën finalja. Kombëtarja jonë synon vendin e parë dhe kualifikimin historik në Botëror.