Lajme

Varroset me nderime ushtarake, veterani i UÇK-së, Halim Halimi-BACI

By GAZETA SCANNER 1

October 08, 2024

Sot, me 08.10 u varros në fshatin e tij të lindjes Gegaj-Dobratin të Komunes së Besianës, Veterani i UÇK-s, Halim Halimi-BACI!

Ai lindi dhe u rrit në Kosovën e pushtuar, por asnjëherë nuk u ndal së ëndërruari dhe punuari për Lirinë e Kosovës.

Vitet 90-ta sikur një numër i madh i Shqiptarëve edhe BACIN dallgët e jetës e sollën në Mërgim, pikërisht në Gjermani.

Dhe pikërisht kur Atdheu lëshoi kushtrimin, Baci iu përgjigj me knaqësinë më të madhe. U rreshtua përkrah djemëve dhe vajzave më të mirë të Atdheut në Luftën çlirimtare kundër pushtuesit serb. Pas lufte iu kthy jetës familjare dhe kishte shumë pak fjalë.