Sport

Varane e konfirmon se në verë do të largohet nga United

By GAZETA SCANNER 1

May 14, 2024

Mbrojtësi i Manchester United, Raphael Varane, ka konfirmuar se do të largohet nga “Djajtë e Kuq” në verë, pas skadimit të kontratës.

Varane deri më sot ka bërë 67 paraqitje për United, ku 58 i ka nisur që nga fillimi, ndërsa ka fituar vetëm një trofe, atë të Carabao Cup në vitin 2023.

Ai me përfundimin e kontratës do të jetë agjentë i lirë, ku interesim për të kanë shprehur disa skuadra italiane dhe disa nga Arabia Sauditë.