Lajme

Vangjel Tavo emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës

By GAZETA SCANNER 1

March 13, 2024

Në mbledhjen e ditës së sotme të Këshillit të Ministrave është vendosur të bëhen disa ndryshime të rëndësishme në emërime.

Me vendim të qeverisë, Vangjel Tavo është prefekti ri i Qarkut të Vlorës.  Detyrë që më parë mbahej nga Flamur Mamaj.

“Z. Flamur Mamaj, prefekt i Qarkut të Vlorës, lirohet nga kjo detyrë. Z. Vangjel Tavo emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në vendim.

Kujtojmë se Vangjel Tavo ka qene deputet nën siglën e LSI-së në qarkun e Gjirokastrës.

Po sot, kryeministri Rama ka shkarkuar nga detyra dhe prefekten e qarkut të Fierit, Rajmonda Balilaj, e cila disa ditë më parë, me urdhër të SPAK, Gjykata e Posaçme e pezulloi nga detyra zyrtaren e pushtetit lokal për shkak se e dyshon se në dy raste ka shkelur barazinë në tendera.