Rozë

Vanessa publikon kujtimet më të bukura me Kobe

Natalia Bryant, vajza e basketbollistit të ndjerë Kobe Bryant, feston sot datëlindjen e saj të 18-të.

Nëna e saj, Vanessa në këtë ditë të veçantë ka publikuar disa nga kujtimet më të bukura që ato kanë me Kobe.

Në njërën prej fotove, Vanessa shfaqej e ulur në një fushë basketbolli përkrah Kobe dhe vajzës së tyre, që asokohe ka qenë një vogëlushe.

Kujtojmë se Kobe Bryant ka vdekur në moshën 41 vjeçare pas një aksidenti me helikopter, ku mbeten të vdekur edhe me shtatë persona të tjerë, përfshirë edhe vajzën e tij 13-vjeçare, Gianna Maria Bryant.