Sport

Van Nistelrooy mund të kthehet te Unitedi

By GAZETA SCANNER 1

June 25, 2024

Sulmuesi i paharrueshëm i Manchester Unitedit, Ruud Van Nistelrooy, mund të kthehet te ky klub.

Mirëpo, kësaj radhe ai mund të vijë në cilësin e asistent-trajnerit, në ekipin e Erik ten Hagut.

Ish-lojtari i Heerenvenit, Real Madridit, Malagës dhe Hamburgut u tregua shumë premtues në ato pak muaj sa e drejtoi një tjetër ish-klub, PSV Eindhovenin.

Ndërkaq tani para vetes duket se i ka dy opsione: o të kthehet si staft te Djajtë e Kuq, ose si kryetrajner tek të sapo-rënët nga Premier Liga, Burnley.