Lajme

Valon Syla për njoftimin e Qeverisë: I bjen që Albin Kurti e pranon në parim Asociacionin, por nuk e pranon pa e nënshkruar Vuçiqi

By GAZETA SCANNER 1

October 26, 2023

Valon Syla, gazetar, ka thënë në Pressing të T7 se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po e pranon në parim Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Por Syla thotë se Kurti po e gjuan “topin te Vuçiqi”.

”Ajo që po shohim është që Kurti po i pranon të gjitha, por topin po ia gjuan Vuçiqit duke thënë se pa e nënshkruar ai asgjë nuk ka garancë, që nënkupton që as ai nuk pajtohet”, ka thënë Syla.

Qeveria e Kosovës përmes një komunikate të enjten ka treguar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pranuar Marrëveshjen Bazike të Brukselit të 27 shkurtit 2023 dhe Aneksin Zbatues të Ohrit të 18 marsit 2023.

Kurti të enjten gjatë gjithë ditës ka zhvilluar takime me funksionarë të lartë evropian, duke iu thënë liderëve se veç nënshkrimi nënkupton zbatim të marrëveshjes

”Këto dokumente të dakorduara janë një sukses i përbashkët me Bashkimin Evropian. Marrëveshja duhet zbatuar në tërësi, pa kushte, pa vonesa”, thuhet në njoftimin e Qeverisë

Siç tregon Qeveria e Kosovës, këtë e ka refuzuar presidenti serb, Aleksandër Vuçiq duke dhënë një arsyetim.

”Presidenti i Serbisë, Vuciq, ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën, dhe ka kërkuar që t’i pranohet një letër anësore me të cilën praktikisht i zhbën tri parime të Marrëveshjes Bazë, të Aneksit të Zbatimit si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët me 21 tetor 2023”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.