Rozë

Valon Syla opinionist i Big Brother Vip Kosova

By GAZETA SCANNER 1

October 08, 2024

Analisti politik, Valon Syla do të jetë pjesë e kastit të ri të Big Brother Vip Kosova 3. Gjatë këtij edicioni, ai do ta ketë rolin e opinionistit.

Ani pse disa herë u raportua se ai do të jetë ose jo opinionist, Insajderi nga burime të sigurta ka mësuar se Syla tashmë ka nënshkruar kontratën.

Syla në publik shquhet për komentet e tij pa rezerve dhe epike.

Theksojmë se mbrëmë zyrtarisht u konfirmua se Milaim Zeka, poashtu do të jetë opinionist i këtij edicioni.