Lajme

“Valon Syla një ditë ka hypë mbi haubë për më ik prej qenve”: Mirena tregon ngjarjen

By GAZETA SCANNER 1

January 17, 2024

Analisti Ilir Mirena në pressing të T7, ka folur për problemin e kryeqytetit lidhur me çështjen e qenve endacakë.

Gjatë debatit ku ishte present edhe nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, Mirena tha se çështja e qenve endacakë nuk është zgjidhur.

Është edhe problemi i qenve, çka ndodhi me këtë projekt? U nis një projekt shumë pompoz me 50 euro për kush e merr edhe sot qentë sillen njësoj, kërkush nuk i adopton. Në mahallë te na janë qaty, nonstop sillen”, tha ai.

Mirena vazhdoi duke iu drejtuar Valon Sylës, të cilit i tha “ti e din, një natë ke hyp mbi kerr, mi haubë, tu ikë prej tyre”.

Nuk është zgjidh ky problem. Është turp, skandaloze për një vend si Kosova, për një kryeqytet. Nuk besoj që në Evropë ka ndonjë kryeqytet që e ka këtë problem”, tha ai.