Lajme

Valon Syla i kërkon llogari Kurtit, Sveçlës dhe Haxhiut

By GAZETA SCANNER 1

July 19, 2024

Gazetari Valon Syla ka kërkuar llogari nga krerët e shtetit pas dështimit për kapjen e Faton Hajrizit, i cili u vra mesditën e së premtes nga policia serbe.

Përmes një reagimi në Facebook, Syla ia përmend dështimet Albin Kurtit, Albulena Haxhiut e Xhelal Sveçlës në rastin e arratisjes së Faton Hajrizit.

“O Albin Kurti. Qysh je? Qeveria Albin Kurti, Ministrja e Drejtêsise Albulena Haxhiu dhe Ministri i Brendshem, Xhelal Sveçla I burgosuri kosovar; 1. Iku nga burgu. 2. E kaloj kufirin ilegalisht 3. Kreu vrasje nga ikja 4. U vra nga policia Serbe”, thuhet në postimin e gazetarit Syla.

Sipas Sylës, Qeveria Kurti duhet të largohet nga pushteti.

“A ka pergjegjësi dikush. A ka ndonjë dorëheqje, a veç jeni qaty Ministra e Kryeministra me shitë kopalla qysh shitni zakonisht. Qytetarët e Kosovës kërkojnë llogari dhe përgjegjësi, se na botë horë. A po lëshoni udhë se sjeni bash kërkah”,përfundon postimi i Sylës.