Valdrin Sahiti është dizenjatori më i njohur shqiptar, popullariteti i të cilit ka përmasa ndërkombëtare.
Sahiti, ka krijuar perandorinë e botës së modës në Kosovë, e emri i tij njihet gjithandej botës.
Dihet që Sahiti ka bashkëpunime me emra të jashtëzakonshëm të industrisë muzikore, përfshirë edhe diven e muzikës, Beyonce.
Kjo e fundit, në shenjë falënderimi për bashkëpunimin, i ka dërguar lule dhe një letër me dedikim artistit kosovar, shkruan “Kosovarja”.
I lumtur, Valdrini e ka postuar në Instagram buqetën me lule dhe dedikimin.