Lajme

Vajzat e gratë po e përdorin me të madhe pilulën anti-shtatzëni, veçohen 18-22 vjeçaret

By GAZETA SCANNER 1

March 02, 2024

Kontraceptivi emergjent nuk po përdoret vetëm për situata që edhe është i destinuar, mirëpo po abuzohet me të.

Sipas profesionistëve shëndetësorë vajzat dhe gratë po e përdorin me të madhe pilulën që parandalon shtatzëninë e padëshiruar brenda 72 orëve në një akt të pambrojtur.

“Sidomos në vitet e fundit është një kërkesë në vazhdimësi duke u rritur sepse është kah përdoret në mënyrë pak ma të madhe, dhe shumë ma shpesh sesa është e nevojshme dhe shumë ma e shpeshtë sesa është e rekomandueshme”, tregon kështu, gjinekologu, Driton Prenaj, njofton Klan Kosova.

Për më tepër gjinekologu Prenaj thekson se krahas grave që janë në lidhje martesore, vajzat e reja të moshës 18-22 janë duke e përdorur me të madhe kontraceptivin 72 orësh dhe jashtë çdo rregulli.

“Kam pasur paciente që i ka marr 7 tableta në muaj, sepse shtatë herë ka dalë me të dashurin e saj edhe shtatë herë e ka përdorë, e cila është jashtë çdo rregulli”, bën me dije ai.

E rekomandimet thonë krejt diçka tjetër, dhe tamam në raste emergjente.

“Pilula emergjente mund të pihet një në gjashtë muaj apo dy në vit”, thotë Liridona Beqa-Bokshi, farmaciste.

Padyshim efektet anësore janë të mëdha kur aplikohet në mënyrë të pakontrolluar pilula emergjente, njëra si e më e rënda që e tregon farmacistja, Liridona Beqa-Bokshi është se ajo mund të ndikojë deri në fertilitet, në mosshtatzëni e probleme me qelizën vezë dhe të tjera.