Shëndeti

Vajzat adoleshente rrezikohen nga kanceri nëse përdorin cigaret elektronike

By GAZETA SCANNER 1

June 21, 2023

Vajzat adoleshente që përdorin cigaret elektronike, mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit, ka paralajmëruar një ekspert.

Kështu ka bërë të ditur Profesor Kefah Mokbel – një nga kirurgët më të mëdhenj të kancerit të gjirit në Britani.

Siç shkruan Mail Online, ai ka frikë se një epidemi e lëngëzimit në mesin e të rinjve mund të ketë pasoja shkatërruese në të ardhmen.

Substancat toksike në avujt e thithur nga përdoruesit kanë qenë të lidhura me kancerin e gjirit, veçanërisht për gratë që janë ekspozuar ndaj tyre në adoleshencë, potencon tutje Mokbel.