Lajme

Vajza e Sali Berishës para simpatizantëve demokratë: Ju do jeni misionarët e kësaj lufte

By GAZETA SCANNER 1

January 02, 2024

Vajza e Sali Berishës, Argita Berisha ka mbajtur një fjalim para simpatizantëve demokratë, të cilët ishin mbledhur poshtë pallatit të ish-kryeministrit, i cili prej datës 30 dhjetor ndodhet në “arrest shtëpie”.

Në fjalën e saj, ajo u shpreh se është detyra jonë që të durojmë në barrikada, ndërsa theksoi se demokratët janë misionerat e kësaj lufte që do kapilarizohet në të gjithë vendin.

“Ju falënderoj për angazhimin tuaj. Ju do të jeni misionaret e kësaj luftë që do kapilarizohet në gjithë vendin. Një vit të mbarë dhe me fitore. Jam e bindur që zoti këtij vit ka plane te bukura për Shqipërinë dhe do shpërblejë demokratet. Është detyra jonë të durojmë në barrikada”, tha ndër të tjera Argita Berisha.