Lajme

Vajza e policit të vrarë flet nën lot: Hyra në shtëpi e s’të pashë, se di si do të jetoj pa

By GAZETA SCANNER 1

September 25, 2023

Vajza e policit hero Afrim Bunjaku, që u vra dje nga terroristët serbë, Arbenita, ka mbajtur një fjalim në akademinë përkujtimore.

Ajo nën emocione dhe lotë, ka thënë se ashtu si krejt Kosova, është krenare me veprën e babait të saj.

Arbenita tha se ikja në këtë formë e Afrimit lë mall të madh në zemrat e familjarëve.

“Heroi babai im, sa vështirë e kam të shkruaj për ty. Ikja jote babi na la me mall të madh në zemrat tona. Nuk e di se si jetoj unë pa ty. Si jetoj unë pa heroin tim. Hyra brenda në shtëpi dhe ty nuk të pashë. Vendin tënd në shtëpi nuk e zëvendëson askush. Të gjitha na mësove por si të jetojmë pa ty asnjëherë. Ti ishe njeri i dashur, për familjen, shoqërinë ashtu edhe për punën. E flijove jetën për liri, për këtë vend, që ne dhe Kosova dhe Kosova të jemi krenar me ty. Të premtoj babi që do të jem gjithë krenar me ty. Do të ndjekim rrugën tënde”, tha ajo.