Rozë

Vajza e Getit e Marinës feston po sot ditëlindjen, reperi i bën urimin emocionues

By GAZETA SCANNER 1

November 24, 2024

Marget, vajza e Ghetto Geasyt dhe Marina Vjollcës, feston sot po ditëlindjen.

Reperi përmes një postimi në Instagram, i ka bërë një urim emocionues, duke e uruar e ia shprehur dashurinë e madhe që ka për vajzën e tij të vetme, shkruan “Kosovarja”.

”Gëzuar ditëlindjen, goca ime e shtrenjtë! Ti je shpirti im, drita që ndriçon çdo ditë dhe arsyeja pse çdo ditë jam më i lumtur. Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë dashurinë që ndjej për ty – je shpëtimi im, gjithçka për të cilën kam ëndërruar. Uroj që jeta jote të jetë plot me gëzim, shëndet dhe të gjitha ëndrrat e tua të bëhen realitet. Babi gjithmonë do të jetë këtu për ty, në çdo hap që merr, dhe do të të dua pa fund, gjithmonë dhe përgjithmonë. Të dua me gjithë zemrën time, princesha ime!”, ka shkruar ai.