Lajme

Vafsija reagon për gjendjen e një të mbijetuare të dhunës seksuale

E mbijetuara e dhunës seksuale në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka shprehur shqetësimin e saj sonte, përmes llogarisë së saj në Facebook, për gjendjen e një të mbijetuare tjetër të dhunës seksuale, e cila ka mbetur pa kulm mbi kokë. 

“Unë shpesh kam menduar se qysh kanë me reaguar njerzëit, kur të kuptojnë se çfarë na ka ndodhur ne fëmive-vajzave dhe të tjerëve nga kriminelët, dhe kam menduar që të paktën kanë me filluar m’i përkrahur edhe pse vonë pas 20 vitesh, por eshe sot edhe gjithë kemi nevojë për ndihmë”, shkruan ajo..

 “Sot, kur ditën e fillova me rutinën e njëjtë, duke menduar rreth gjërave të përditshme, me thërret njëra nga të mbijetuarat, e cila ishte vetëm 13 vjeçare gjatë luftës, por ajo sot më jep lajmin e trishtueshëm se e kan përzënë nga shtëpia, duke e lanë në rrugë me fëmijë….Ky rast më tronditi shumë, dhe unë ndjehem e pafuqishme që të bëjë dicka për atë familje! Sikur ajo të kishte vëllezër sikur të mitë dhe të tjerët kurrë nuk kishte me i ndodhur kjo”, shkruan ajo

Vafsije Krasniqi-Goodman është e para e mbijetuar e dhunës seksuale që ka rrëfyer publikisht për atë çka përjetuar.