Një burrë dhe një grua janë arrestuar mbrëmë rreth orës 23:30 në Rahovec, pasi kanë ushtruar dhunë psikike ndaj një të miture.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari do të dërgohet në mbajtje, ndërsa e dyshuara, pas intervistimit do të lirohet në procedurë të rregullt.
Njoftimi i policisë:
DHUNË NË FAMILJE Rahovec, 11.01.2023-23:20. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull kosovar dhe një femër shtetase e Shqipërisë (burrë dhe grua) pasi që të njëjtit kanë ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare të moshës së mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje ndërsa e dyshuar tjetër pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.