Është arrestuar një 30-vjeçar në Ferizaj, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Kështu ka bërë të ditur policia përmes një kumtese për media.
“Policia e stacionit në Ferizaj me datën 25.08.2024 rreth orës 16:45 ka pranuar një informacion se në rrugën ” Lidhja e Prizrenit” në Ferizaj është një rast i dhunës në familje. Policët e rendit dhe hetuesit e Njësisë së Dhunës në Familje kanë arritur të arrestojnë personin, mashkull kosovar, i moshës 30 vjeçar, i cili kishte shkaktuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjatë hetimit të rastit nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri(pistoletë) me 6 fishekë.
Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, pas intervisitimit nga hetuesit policorë, i dyshuari për dhunë në familje është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore.