Botë

Ushtria ukrainase thotë se goditi fabrikën e Zalyv në Krimenë e pushtuar

By GAZETA SCANNER 1

November 04, 2023

Forcat e armatosura të Ukrainës thanë se goditën infrastrukturën detare dhe portuale në një fabrikë në qytetin port të Kerçit në Krimenë e pushtuar nga Rusia të shtunën.

“Mbrëmja e 4 nëntorit, Forcat e Armatosura të Ukrainës zbatuan sulme të suksesshme në infrastrukturën detare dhe portuale të fabrikës ‘Zalyv’ në qytetin e pushtuar përkohësisht të Kerçit”, tha në një postim në “Telegram”, Departamenti për Komunikime Strategjike të Forcave të Armatosura të Ukrainës, duke mos dhënë më shumë detaje, shkruan “The Independent”.