Lajme

Ushtarët e FSK-së shkojnë në këmbë për ta tërhequr trupin e Fadil Syleviqit

Forca e Sigurisë së Kosovës është thirrur që ta tërheqë trupin e pajetë të ish-zyrtarit të Policisë së Kosovës, Fadil Syleviqit , i cili u gjet sot afër liqenit të Badocit.

Kjo për shkak se vendi ku u gjet ai është terren i vështirë malor dhe Policisë i është dashur ndihma e FSK-së, pjesëtarët e së cilës janë nisur në këmbë për të marrë trupin, njofton Klan Kosova.

Në vendin e ngjarjes është ende vetura e tij, 3 km larg nga shtëpia.