Këshilla mjekësore

Ushqimet që çlirojnë hormonet e lumturisë

By GAZETA SCANNER 1

July 09, 2024

Nëse nuk keni humor të mirë mos mendoni se akullorja, picat dhe ëmbëlsirat do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë.

Në fakt këto të fundit thjesht do t’ju “shterojnë” energjitë dhe nuk do t’ju rrisin humorin, pasi nuk do të çlirojnë hormonet e lumturisë në trurin tuaj! Për të stimuluar prodhimin e serotoninës, dopaminës, ju duhet të siguroheni që regjimi juaj ushqimor të përmbajë këto vlera ushqyese:

Hulumtuesit besojnë se 90% e serotoninës prodhohet në aparatin tretës, ndaj duhet të besoni se të gjitha ndjenjat e mira lindin nga stomaku!

Hani ushqime të pasura me probiotikë. Mos lini jashtë regjimit ushqimor, produktet që janë të pasura me kompleksin e vitaminave B ! këto të fundit janë esenciale për ngritjen e humorit, për prodhimin e melatoninën (hormoni i gjumit) dhe serotoninës.

Yndyrnat e shëndetshme omega 3 mbështesin funksionet e trurit ! Hekuri dhe zinku gjithashtu njihet si mineralet që parandalojnë depresionin dhe luajnë një rol kryesor në transportimin e neurotransmetuesve të lumturisë.

Gjëndrat e tiroideve kanë nevojë për selenium që të funksionojnë si duhet dhe duke qenë se kjo gjëndër është “fabrika” e prodhimit të hormoneve, duhet të siguroheni që kjo e fundit të mos ketë asnjë deficit. Kjo është lista e ushqimeve: fruta të thata si arrat e Brazilit, qershitë, çokollata e zezë, banania, tërshëra, peshku, kosi dhe spinaqi.