Rozë

Urimi i veçantë i Lutfi Hazirit për martesën e vajzës së tij

By GAZETA SCANNER

September 15, 2024

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka shprehur urimet më të përzemërta me rastin e martesës së vajzës së tij.

Me një mesazh të ngrohtë, Haziri ka uruar Këngën dhe Fabion për martesën e tyre, njëherit duke publikuar edhe një fotografi të çiftit të ri.

“Kënga e Fabio kurorëzuan dashurinë e tyre mes familjeve dhe më të dashurve. Për shumë gëzime, shëndet e lumturi, urime martesa! Jeta juaj qoftë e mbushur me kujtime të mira dhe ëndërra të realizuara! Ju duam Babi, Mami, motrat me të dashurit e Lumi”, shkruan Haziri.