Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e uroi Andrej Plenkoviqin, për mandatin e tretë si Kryeministër i Kroacisë.
Osmani tha se vlerëson shumë mbështetjen e tij të vazhdueshme.
“Urime mikut të dashur të Kosovës, AndrejPlenkovic, në mandatin e tretë si Kryeministër i Kroacisë!. Ne jemi krenarë për partneritetin tonë me Kroacinë dhe vlerësojmë shumë mbështetjen tuaj të patundur dhe të vazhdueshme”, tha Osmani.