Rozë

Urgjencë mjekësore në aeroplan, përfaqësuesi i Mike Tysonit tregon se çfarë ndodhi

By GAZETA SCANNER 1

May 28, 2024

Mike Tyson pati një urgjencë mjekësore në një aeroplan dhe për këtë, përfaqësuesi i tij ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur.

Boksieri profesionist 57-vjeçar ishte në një fluturim të American Airlines nga Miami në Los Angeles të dielën kur ndodhi urgjenca.

“Mike pati një lloj urgjence mjekësore në aeroplan kur edhe mjekët u futën”, tha një dëshmitar okular. “Para se të mbërrinin mjekët, fluturimi lëshoi një njoftim duke kërkuar një mjek, mesazhi doli edhe në ekranët e të gjithëve”.

Ndërkohë përfaqësuesi i boksierit tha: “Fatmirësisht Tyson po ia del shumë mirë. Ai kishte pak përzierje dhe ishte i trullosur për shkak të një shpërthimi të ulçerës 30 minuta para uljes”.

“Ai është mirënjohës ndaj mjekëve që e ndihmuan”.