Lajme

UNMIK-u deklarohet pasi u zëvendësua nga Kosova me asterisk në CEFTA: E mbështesim konsesusin që pati

By GAZETA SCANNER

October 09, 2024

“Mbështesim konsensusin e arritur sot”, ka thënë shefja e UNMIK-ut, Karoline Ziadeh, pasi Kosova (me asterisk) do të përfaqësojë tash vetveten në Marrëveshjen për Tregti të Lirë (CEFTA) pas heqjes së ndalesës së mallrave serbe.

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, merr parasysh një marrëveshje të arritur më herët sot mes palëve të CEFTA-s, përfshirë UNMIK-un, për miratimin e një vendimi për ndryshimin e Komitetit të Përbashkët të Rregullores së Punës”.

UNMIK-u ka luajtur vazhdimisht një rol të rëndësishëm në lehtësimin dhe mundësimin e bashkëpunimit në CEFTA, duke mbështetur rrugën drejt konsensusit të arritur sot. Ky vendim hapi rrugën për miratimin e marrëveshjeve novator në dobi dhe prosperitet ekonomik të njerëzve në rajon”, thuhet në komunikat për media.