Sport

Unitedi e fiton ndeshjen e çmendur ndaj Wolvesit

By GAZETA SCANNER 1

February 02, 2024

Manchester United ka fituar ndaj Wolvesit me rezultat 3:4 në kuadër të xhiros së 22-të në Premier League.

Ndonëse Unitedi shënoi dy gola të shpejtë në minutën e 5-të me anë të Rashfordit dhe Hojlundit i cili shënoi në minutën e 22-të në pjesën e parë, Wolvesi u kthye në lojë tek në minutën e 71-të ku Sarabia shënoi nga penalltia.

McTominay pas tre minutave që u inkuadrua në lojë shënoi për t’ia dhënë epërsinë prej dy golave sërish Unitedit në minutën e 75-të.

Ndërsa, 10 minuta më vonë, Kilman shënoi për 2-3, kurse golin e barazimit e shënoi Neto në minutën e 95-të të shtesës.

Kurse, golin e fitores e shënoi Mainoo në minutën e 97-të pas një goditje të mirë brenda zonës.

Me këtë fitore, United gjendet në pozitën e 7-të me 35 pikë, ndërsa Wolvesi në pozitën e 11-të me 29 pikë.