Sport

Unitedi do Viniciusin, i ka gati 130 milionë

By GAZETA SCANNER 1

January 18, 2024

Manchester United është i gatshëm t’i japë 130 milionë për Vinicius Junior, sipas raportimeve nga gazeta angleze Metro.

Në anën tjetër, Mbretërit mund të tundohen ta shesin yllin e skuadrës teksa po përgatiten që ta transferojnë Kylian Mbappenë.

Sidoqoftë, Viniciusi shihet si lojtar afatgjatë në “Santiago Bernabeu” dhe gjasat janë më të mëdha që Reali të mos e shesë realizuesin e hat-trickut në El Classicon e Superkupës së Spanjës.