Sport

Unitedi dhe Tottenhami ndahen në paqe

By GAZETA SCANNER 1

January 14, 2024

Manchester United dhe Tottenham Hotspur kanë barazuar me rezultat 2-2, në kuadër të xhiros së 21-të në Premier League.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me anë të Rasmus Hojlund, në minutën e 3’.

Spursat u kundërpërgjigjën në minutën e 19’, me anë të Richarlison, i cili e barazoi rezultatin.

Djajtë e Kuq kaluan edhe njëherë në epërsi me anë të Marcus Rashford, në minutën e 40’. Me këtë rezultat dy ekipet shkuan në pushimin në mes dy pjesëve.

Në pjesën e dytë, mysafirët e barazuan sërish, këtë herë shënoi Rodrigo Bentancur, në minutën 46’.

Tottenhami pas barazimit mbetet në vendin e pestë me 40 pikë, teksa Unitedi kalon në pozitën e shtatë me 32 sosh.