8.3 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

United janë jashtë garës për Bellingham – Reali, Liverpooli e Man City skuadrat favorite

- Advertisement -

Jude Bellingham është lojtari që po merr vëmendje të madhe.

Ylli në rritje i kombëtares së Anglisë, Bellingham ka dëshmuar aftësitë e tij me skuadrën e Borussia Dortmund dhe po bën shumë mirë edhe në paraqitjet me kombëtaren e Anglisë në Botëror.

Shumë skuadra do të jenë të interesuara për të marrë shërbimet e tij në verën e vitit 2023, por jo edhe United.

Sipas raportimeve të ‘Sky Sports Germany’, Manchester United tashmë është tërhequr nga gara për mesfushorin.

Skuadrat favorite për shërbimet e mesfushorit anglez janë Liverpool, Manchester City dhe Real Madrid.

Mbetet të shihet se kush do të bëjë ofertën më të mirë për kartonin e Jude Bellingham.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit