Ekonomi

Unioni bënë bashkë investitorët dhe startup-ut në Prishtinë

By GAZETA SCANNER

December 26, 2024

 

Me organizim të Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, në Prishtinë, u mbajt “Darka e Investitorëve 2024”, ku morën pjesë bizneset anëtare të Unionit nga Gjermania dhe Kosova. Të pranishmëve ju drejtuan me fjalë rasti Kryetari i Unionit, z.Nazmi Viqa; Kryetari i Degës së Unionit në Kosovë, z.Shkelzen Jusaj; dhe Drejtori Ekzekutiv i Unionit, z.Bekim Brestovci. Ata folën për rëndësinë e këtij aktiviteti në krijimin e partneriteteve strategjike, në funksion të nxitjes së zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në vend, duke vënë në pah rolin që ka luajtur e do ta luaj Unioni në këtë drejtim. Takimin e përshëndeti edhe

Kryetari i AKB-së, z.Agim Shahini. Synimi i këtij organizimi ishte vënia e themeleve të një platforme afatgjate për lidhjen e investitorëve potencialë nga Gjermania dhe Kosova, me inovatorë dhe startup-e premtuese të fushave të ndryshme nga Kosova. Në funksion të kësaj, gjatë mbrëmjes, pesë startupe prezantuan projektet e tyre përpara investitorëve të pranishëm, duke hapur mundësi konkrete për mbështetje dhe bashkëpunim ekonomik. Shumë nga bizneset shprehën interesim për projektet dhe, në ditët në vijim, do të organizohen takime midis tyre. “Darka e Investitorëve” përbën një platformë të rëndësishme për nxitjen e ideve të reja dhe rritjen e investimeve në vend. Ky ishte organizimi i parë i këtij lloji nga Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane dhe synon të bëhet ngjarje tradicionale që mbështet sipërmarrësinë, inovacionin dhe krijon ura bashkëpunimi midis Kosovës dhe Gjermanisë.

#DarkaEInvestitorëve #UBShGj #Rrjetëzim #Investime #Startup #ZhvillimEkonomik