Lajme

“Ultimatumi” i SBAShK-ut: Para shtesë e kontratë kolektive, ose grevë

By GAZETA SCANNER 1

October 23, 2024

Sindikata e Bashkuar e Arsimit e Shkencës, ka nisur të marrë firmat e anëtarësisë si deklarim për nisjen e veprimeve sindikale, nëse nuk iu plotësohen dy kushte.

Mësimdhënësit kërkojnë të negociohet vlera e koeficientit të pagës për vitin tjetër, por edhe të nënshkruhet kontrata kolektive, për çka Ministrisë së Arsimit i dhanë afat veç deri me 10 nëntor, raporton Klan Kosova.

Këto veprime u konsideruan të pashmangshme, meqë as pas dorëzimit të draftit nuk u ftuan për negocim e krejt këto veprime, në Ministri vlerësojnë se po shkaktojnë përçarje tek mësimdhënësit.

Sipas këtij dikasteri, çështja e koeficientit është e rregulluar me ligj, derisa nënshkrimi i kontratës thonë se nuk do të bëhet në kohë fushate, siç potencojnë të ketë ndodhur më parë.

Ministria potencon se diskutimi për kontratën mund të bëhet nga BSPK dhe Këshilli Ekonomik Social në nivel vendi, kur të krijohen kushtet e kërkuara me ligj.