Këshilla mjekësore

Ulni presionin e lartë të gjakut dhe zhbllokoni arteriet përmes kësaj pijeje

By GAZETA SCANNER 1

March 22, 2024

Limon, hudhër dhe xhenxhefil. Kjo është pija që ndihmon në zhbllokimin e arterieve, si dhe uljen e shtypjes së presionit të lartë të gjakut. Hudhra njihet si burim i vetive të forta antivirale, antiseptike dhe antibakteriale. Ajo është e pasur me fibra, mangan, vitaminë B6 dhe vitamina C.

Në anën tjetër, xhenxhefili është i mbushur me antioksidantë të fuqishëm që lehtësojnë problemet e tretjes, zvogëlojnë dhimbjen, pastrojnë arteriet dhe nxisin sistemin imunitar.

Limoni, ndërkohë, balancon nivelet e pH-së, funksionon si detoksikues për trupin tuaj si dhe përmirëson shëndetin e lëkurës.

Receta e përgatitjes së pijes

2 litra ujë, 4 limona, 4 cm rrënjë xhenxhefili, 4 thelpinj të hudhrës.

Përgatitja: Limonin, xhenxhefilin dhe hudhrën i lani dhe i prisni në feta të holla. Që të gjithë përbërësit më pas i fusni në blender për të arritur një përzierje homogjene. Hidheni lëngun e fituar në një enë me ujë dhe lëreni të vlojë.

Pas pak minutash, largojeni atë nga ngrohësi dhe lëreni të ftohet. Sapo të ftohet, vendoseni në frigorifer, shkruan noa.al. Konsumoni një gotë nga kjo në mëngjes dhe para gjumit. Falë saj, shëndeti i arterieve do përmirësohet dukshëm, si dhe shtypja e gjakut do të stabilizohet në kohë rekord.