Sport

Ulja e kokës i kushtoi! Video virale dhe “meme”,Hysaj detyrohet të mbyllë rrjetet sociale

By GAZETA SCANNER 1

June 16, 2024

Shqipëria u mund në ndeshjen e parë të Europianit përballë Italisë me rezultatin 2-1 në Dortmund. Një video nga momenti kur Italia shënoi golin e barazimit me Shqipërinë është bërë virale në rrjetet sociale dhe shkak është bërë reagimi i Elseid Hysajt.

Elsi Hysaj uli kokën në golin e dytë të Italisë, veprim që nuk është pritur mirë nga tifozët shqiptarë. Teksa Barrella po dërgonte topin në rrjetë, në vend që ta ndalonte, Hysaj ul kokën dhe…Italia shënon. Fansat kuqezi kanë treguar se nuk falin në raste të tilla dhe rrjeti ka shpërthyer në “meme” që ironizojnë shkodranin që luan për Lazion.

Duket se pas këtij episodi Hysaj ka marrë shumë mesazhe në rrjetet sociale dhe ka vendosur që t’i mbyllë ato