Lajme

Ulja e dënimit për Calin, avokati Smakiqi thotë se ka bazë që të zvogëlohet edhe më tutje

By GAZETA SCANNER

September 11, 2024

Avokati Xhevdet Smakiqi në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur në lidhje me vendimin për uljen e dënimit të ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafës, i njohur si “Cali”, nga 22 vjet burgim në 15 vjet.

Ai është shprehur se e konsideron si një vendim të mirë dhe ka thënë se mbrojtja tani e ka në dorë që të dërgojë kërkesë që, siç u shpreh ai, ky dënim të zvogëlohet edhe më tutje, përcjell Klankosova.tv.

“E kam parë si një vendim të mirë të Gjykatës Supreme dhe unë sugjeroj që mbrojtja tash e ka në dorë ta dërgojë, për Calin, një kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë, ku ky dënim prej 15 vjetësh të zvogëlohet edhe më tutje, sepse ka bazë juridike të mjaftueshme që mos të aplikohet as dënimi prej 15 vjetësh”, është shprehur ai.