13.5 C
New York
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

Ukrainë, bombat ruse vrasin të porsalindurin në Zaporizhia

- Advertisement -

Agresioni rus në Ukrainë nuk ka kursyer as foshnjat. Një raketë e lëshuar nga ushtria ruse, e cila goditi një maternitet, i mori jetën të porsalindurit në Zaporizhzhia.

I porsalinduri është nxjerrë nga rrënojat e ndërtesës nga nëna dhe mjaku që e sollën në jetë. Lidhur me ngjarjen Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, akuzoi Rusinë se “po sjell terror dhe vdekje” në vendin e tij.

Prej gati 9 muajsh agresion, është në këto kohë të ftohta lufta nuk ka ndalur ende, madje Ukraina thotë se do ky do të jetë dimri më i ashpër që prej luftës së dytë botërore.

Autoritetet raportojnë disa shpërthime në kryeqytet dhe u bënë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në vendet e sigurta, ndërsa zona të shumta kanë mbetur pa energji elektrike. Në javët e fundit, Rusia ka shtuar bombardimet duke shënjestruar rrjetin energjetike dhe të ngrohjes në Ukrainë, pasi mori një sërë humbjesh në terren përgjatë luftës.

Edhe rajoni i Moldavisëu prek nga ky sulm ku gati gjysma e territorit të saj ka mbetur në errësirë për shkak të ndërprerjes së energjisë eklektike. Në perëndim, zyrtarët e Lvivit këshilluan banorët që të qëndrojnë në vendet e sigurta. E gjithë kjo vjen pasi Parlamenti Europian, miratoi një rezolutë që e përkufizon Rusinë, një shtet sponsor të terrorizmit.

Zyrtarët në Ukrainë, përfshirë presidentin Zelensky e përshëndetën këtë qëndrim të institucionit të bllokut të fuqishëm, dhe e përcaktuan atë si shkak për sulmet e fundit të ushtrisë së Moskës në mbarë vendin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit