Protestuesit ukrainas u ndeshën me forcë në Berdyansk, pasi trupat ushtarake ruse u duk se arrestuan të paktën dy protestues dhe goditën të paktën njërin prej tyre të dielën, raporton CNN.
Trupat ushtarake ruse pushtuan për herë të parë ndërtesat qeveritare në Berdyansk më 27 shkurt. Berdyansk ndodhet në Detin Azov dhe është afërsisht 70 kilometra në jugperëndim të Mariupolit.
Videot janë gjeolokuar dhe vërtetësia e tyre është konfirmuar nga CNN.
Në videon e parë, e cila duket se është marrë para ndalimeve, protestuesit ukrainas këndojnë “Chervona Ruta”, një këngë të famshme pop, pranë shëtitores që kalon përgjatë detit Azov.
Videoja e dytë tregon se në një moment, trupat ushtarake ruse duket se kanë arrestuar të paktën dy protestues – duart e të cilëve janë të lidhura pas shpine, përcjell Gazeta Express. Njëri prej protestuesve goditet vazhdimisht nga një prej ushtarëve ndërsa ata janë të shtrirë në tokë.