Botë

“Ukraina të sulmojë Rusinë”/ Putin për deklaratën e Macron: Me trupat perëndimore në Kiev, luftë globale

By GAZETA SCANNER 1

May 29, 2024

Në përfundim të vizitë së tij tri ditore në Gjermani , Presidenti Francez Emmanuel Macron dhe Kancelari Gjerman Olaf Scholz deklaruan në një konference të përbashkët për shtyp se Perëndimi dhe Nato duhet të lënë Ukrainën që të sulmojë Rusinë me armët e dhuruar prej tyre.

Megjithatë dy liderët botëror sqaruan se Ukraina duhet të lejohet që të sulmojë vetëm territore të caktuara ushtarake nga ku Rusia po hedh drone dhe rraketa ndaj territorit Ukrainas.

“Ne mendojmë se duhet t’i lejojmë ata që t’i neutralizojnë zonat ushtarake nga të cilat po shkrepën raketat; zonat ushtarake prej të cilave po sulmet Ukraina. Por ne nuk duhet t’i lejojmë ata t’i godasin caqet e tjera në Rusi, as zonat e tjera ushtarake e civile në Rusi”, tha Macron.

Nga ana tjetër presidenti Rus Vladimir Putin deklaroi këtë të martë se Perëndimi po luan me Zjarrin sa I përket deklaratave gjithnjë e në rritje që thonë se Kievi duhet të përdorë armët perëndimore për të goditur Rusinë.

Ushtria Ruse nisi në fillim të muajit maj një offensive ushtarake në Kharkiv, qytetin  e dytë më të madh të Ukrainës. Deri më tani sipas Institutit për Studimet e Luftës me bazë në SHBA, Rusia ka arritur që të marrë më shumë se 106km katrorë territor për tri javë vetëm në Kharkiv.