14.2 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Ukraina merr trupat e 49 ushtarëve

- Advertisement -

49 trupa të tjerë ushtarësh janë kthyer në Ukrainë, ka thënë ministria e riintegrimit të territoreve të pushtuara përkohësisht.

Gjithsej, 827 trupa ushtarësh janë gjetur që nga fillimi i punës së Zyrës së Komisionerit për Personat e Zhdukur në rrethana të veçanta, shkruan Skynews.

“Aktualisht, së bashku me agjencitë e zbatimit të ligjit, ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për të kthyer trupat e mbrojtësve,” tha Oleh Kotenko, i cili është në krye të operacionit.

“Puna është duke u zhvilluar vazhdimisht për të gjetur lokacionet ku ka gjasa të jenë luftëtarët e vdekur”.

Ukraina ka negociuar shkëmbimin e trupave të ushtarëve me Rusinë. Si pjesë e operacionit të shkëmbimit, 62 trupa u kthyen në Ukrainë në tetor.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit