8.3 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

Ukraina merr raketat më të avancuara që nga fillimi i luftës

- Advertisement -

Ukraina do të pajiset me armatimet më të sofistikuara që nga fillimi i luftës, pasi Danimarka deklaroi se do të dërgojë drejt saj raketat Harpoon kundër anijeve të luftimit dhe platformat nga ato lëshohen.

Armët mund të përdoren për të larguar marinën ruse nga portet e Detit të Zi për të lejuar rifillimin e eksporteve të grurit dhe produkteve bujqësore.

Ukraina ka kërkuar armë më të avancuara si mbrojtje ajrore, raketa kundër anijeve me rreze të gjatë veprimi, por deri më tani pjesa më e madhe e ndihmës ka qenë në sistemet me rreze të shkurtër veprimi, si armët antitank Javelin dhe artileri.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se ai ishte mirënjohës ndaj Danimarkës për furnizimin e armëve për të ndihmuar Ukrainën të mbrojë bregdetin e saj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit