Botë

Ukraina merr këstin e parë të paketës prej 5 miliardë eurosh nga BE

By GAZETA SCANNER 1

October 18, 2022

Ukraina mori sot 2 miliardë euro fonde mbështetëse nga Bashkimi Evropian, kësti i parë i një pakete prej 5 miliardë eurosh.

Ffondi u nda në vazhdën e luftës me Rusinë, e cila filloi në shkurt dhe nuk tregon asnjë shenjë të ngadalësimit.

Sulmet rifilluan në objektet e furnizimit me energji në qytetet kryesore të Ukrainës në fillim të tetorit, me Voldymyr Zelensky që tha sot se 30% e termocentralit është jashtë funksionit.

Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal përshëndeti mbështetjen e dorëzuar Kievit nga Bashkimi Evropian pasditen e sotme.

“Burimet shtesë financiare do të ndihmojnë në mbulimin e shpenzimeve urgjente buxhetore, veçanërisht për sferën sociale dhe humanitare”, tha ai.

Bombardimet goditën përsëri Kievin të hënën, me sulme të raportuara gjithashtu në Kharkiv, Dnipro, Mykolaiv dhe Zhytomyr.