7.4 C
New York
Thursday, February 27, 2025

Buy now

Ukraina i përgjigjet ultimatumit të Rusisë

- Advertisement -

Pavarësisht se Mariupol është i rrethuar nga forcat ruse për gati katër javë, qeveria ukrainase në Kyiv i dha përgjigje negative shpejt ultimatumit të Rusisë që mbrojtësit e qytetit të “lëshonin armët”, deri në orën 5 të mëngjesit në Moskë.

Zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereschuk, ka thënë se nuk ka shans të dorëzimit.

“Nuk mund të ketë bisedime për asnjë dorëzim a çarmatim. Ne tashmë e kemi njoftuar palën ruse për këtë”, ka thënë ajo, sipas një portali të lajmeve në Ukrainë, të cilin e citon The Guardian.

“Në vend se të humbim kohë në tetë faqe të letrës, le të hapen korridoret humanitare”, ka thënë tutje ajo.

Në një njoftim, të dielën mbrëma, gjenerali Mikhail Mizintseve, drejtues i qendrës menaxhuese të forcave ruse, ka thënë se “një katastrofë e madhe njerëzore është zhvilluar. Kushdo që i dorëzon armët, e ka të garantuar të dalë nga Mariupoli”.

Mizintsev ka thënë se korridoret humanitare për civilë do të hapën në lindje dhe perëndim, në të hënën në orën 10.

Rusia dhe Ukraina kanë fajësuar njëra-tjetrën për dështimin e hapjes së këtyre korridoreve javëve të fundit. Mizintsev, pa siguruar ndonjë evidencë, ka thënë se “banditët” ukrainas, “neonacistët” dhe nacionalistët kanë kryer “terror masiv” në qyteti.

Ultimatumi për dorëzim u dha dhe u refuzua të hënën në mëngjes, pa ndonjë koment tutje, të palës ruse.

Mariupoli ka qenë cak i bombardimeve më të mëdha, prej kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt. Shumica e banorëve të saj janë të bllokuar në këtë qytet, me pak – ose hiç – ushqim, ujë dhe energji elektrike.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit