Veprimtari shqiptaro-amerikan, Uk Lushi, ka reaguar në lidhje me takimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Lushi ka thënë se Kurti në Bruksel i ka dhënë goditje të rëndë bashkimit Kosovë-Shqipëri.
“Albin Kurti sot në Bruksel ja dha goditjen më të rëndë bashkimit Kosovë-Shqipëri që prej vitit 1945 e këndej. Mirëpo as Kurti dhe asnjë Kurt si ai nuk do të mund e vrasin idenë dhe interesin vital më të lartë shqiptar”, ka shkruar Lushi në Facebook.