Sport

Ujkani: Nuk jam pishman që u pensionova, jam krenar me atë çfarë kam arritur në karrierë

By GAZETA SCANNER 1

November 10, 2023

Ish-portieri, tani zëvendësdrejtor i ri i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, në një intervistë për lajmi.net është rrëfyer për shumëçka rreth karrierës së tij e deri tek emërimi i fundit te Kosova.

Ujkani ndër tjerash, tha se vendimi për pensionim ka qenë i rëndë për të, megjithëse shtoi se nuk është penduar për atë.

“Besoj që çdo gjë në këtë jetë ka fund. Ka qenë një vendim i rëndë. Jam rritur me topin në fushë. Jam krenar me atë çfarë kam bërë. Ka ardh koha ime dhe nuk mundem me thënë se jam pishman për pensionimin” – ka thënë Ujkani për lajmi.net.

Samir Ujkani gjatë karrierës së gjatë të tij ka qenë pjesë e disa skuadrave të njohura, kryesisht në Serie A.

Si i ri në moshë, Ujkani e nisi karrierën tek grupmosha U19 e Anderlechtit, ndërkohë më vonë u bë pjesë e Novaras, Palermos, Chievo Verona, Genoa, Torino, Empoli e disa ekipeve tjera.

Përveç kësaj, Ujkani ka qenë “gardian” edhe i portës së Kombëtares së Shqipërisë dhe Kosovës.