Në rrjet, duket se po qarkullon pija që thuhet se “ju dobëson”: Ujë me limon dhe sodë buke.
Nutricionistët thonë se pirja e ujit me limon me një sasi të vogël sode buke të tretur mund të ndihmojë me simptomat e lehta të urthit, por kjo nuk është njësoj për të gjithë.
Ekspertët ndalojnë përdorimin afatgjatë të pijes në mënyrë kategorike.
“Është e rëndësishme të mos i bashkoheni menjëherë trendeve të tilla, pa u konsultuar më parë me mjekun tuaj”, shkruan Well & Good.
Uji me limon mund të duket si “pija perfekte e detoksit”, por në fakt ka shumë gjasa t’ju sjellë probleme jo të lehta në stomak. Pse të mos provoni një opsion më të sigurt si uji i thjeshtë apo i gazuar?!
Acidi citrik në ujin me limon ka përfitimet e tij, por ka disa të meta. Veçanërisht për njerëzit me stomak të ndjeshëm, ky lëng mund t’ju përkeqësojë diarrenë, ndërsa kombinimi i ujit me limon + sodë buke, ju dëmton edhe smaltin e dhëmbëve.
Thënë këto, nuk bëni një gabim fatal nëse herë pas here kombinoni ujë me limon, por mos e konsumoni atë rregullisht, sidomos kur nuk jeni këshilluar më parë me një mjek!