Sport

UEFA vlerëson një kufi pagash për Fair Play e ri Financiar!

By GAZETA SCANNER 1

May 05, 2023

UEFA vlerëson disa rregullime në FPF (Fair Play Financiar) 2.0. Kjo u konfirmua nga CEO i Interit, Alessandro Antonello, i intervistuar nga Il Sole 24 Ore.

“Format i ri? Këto rregulla të reja do të  hyjnë në fuqi në 2025-2026, UEFA ka garantuar një rrugë drejt këtyre parametrave. Duhet të kujtojmë se po dalim nga një periudhë pandemie, ndoshta ky është viti i parë që klubet kanë mundur të funksionojnë në kushte normale dhe do të rishikojmë një rregullim të rezultateve financiare të kompanive.

FFP 2.0 bazohet mbi të gjitha në kapacitetin e kapitalizimit të kompanive nga pronarët, nuk ekziston vetëm raporti i të ardhurave/kostove, por ekziston edhe synimi për ta bërë sistemin të qëndrueshëm në një periudhë afatmesme, me kusht që aksionerët të vijnë në mbështetje të klubeve”.

“Jam dakord që ekziston rreziku i kristalizimit të situatës aktuale, por UEFA po mendon për masa korrigjuese, në një lloj kufiri të përgjithshëm pagash me vlerë absolute. Një kufi I mundshëm pagash do të përcaktohet në vlerë absolute, me të cilin të gjitha klubet, pavarësisht nga qarkullimi, do të duhet të përshtaten”.

“Është ende në diskutim siç tha Michele Uva, por UEFA po punon në këtë drejtim, sepse futbolli po evoluon qartë, ka pasur një moment shkëputjeje me Superligën, por nga momentet e prishjes lindin diskutime të tilla për tema dhe mundësi të ndryshme. Tani është edhe një temë e kalendarëve ndërkombëtarë që po bëhet e ndërlikuar për lojtarët, sistemi rregullator është gjithmonë në zhvillim sepse duhet të ndjekë evolucionin e biznesit”.