UEFA ka nisur hetimet për sjellje të papërshtatshme të mbrojtësit turk, Merih Demiral, pasi ai festoi golin e tij në EURO 2024, duke bërë një shenjë me dorë që lidhet me një grup ultra-nacionalist.
Demiral shënoi të dy golat të martën në një fitore 2:1 ndaj Austrisë për të çuar Turqinë në çerekfinale të Evropianit.
Pasi shënoi golin e dytë ai u shfaq duke bërë një shenjë me dorë që lidhet me organizatën ultra-nacionaliste turke ‘Ulku Ocaklari’, e cila njihet më gjerësisht si ‘Ujqërit Gri’.
UEFA konfirmoi të mërkurën se kishte caktuar një inspektor për të hetuar Demiralin. Aty nuk është përshkruar se kur mund të përfundojë çështja. Ndeshja e radhës e Turqisë është kundër Holandës në Berlin të shtunën, për një vend në gjysmëfinale.
Demiral ishte më parë një nga 16 lojtarët e Turqisë që u qortuan në vitin 2019 për përshëndetje të stilit ushtarak gjatë një ndeshje në një kohë kur vendi i tij po kryente një ofensivë ushtarake në Siri.
Grupi i Ujqërve Gri është ndaluar në Francë, ndërsa Austria ka ndaluar përdorimin e përshëndetjes së Ujkut Gri, që përdoret gjerësisht nga nacionalistët në Turqi.