Sport

UEFA nuk pritet ta dënojë Bellinghamin

By GAZETA SCANNER 1

July 04, 2024

Jude Bellingham, pritet të jetë i gatshëm për lojën ndaj Zvicrës në fazën çerekfinale e cila pritet të zhvillohet të shtunën, në orën 18:00 në Dusseldorf.

UEFA nuk pritet ta dënojë atë për gjestin e keq të bërë në ndeshjen kundër Sllovakisë, në fitoren 2:1.

Shtëpia evropiane e futbollit hapi një hetim disiplinor, por futbollisti i Real Madridit u arsyetua se kjo mënyrë ishte vetëm për një shok të tijin që ishte në tribuna.

Duket se kjo arsye e ka bindur UEFA-n dhe lojtari nuk pritet të dënohet.