Sport

UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Moratës dhe Rodrit

By GAZETA SCANNER 1

July 24, 2024

Yjet e Spanjës, Alvaro Morata dhe Rodri, janë ngarkuar nga UEFA-ja për koret e tyre ndaj Gjibraltarit në festimet e tyre pas triumfit në EURO 2024.

Dyshja e Furisë së Kuqe kishin kënduar “Gjibraltari është i Spanjës” gjatë festës, për të cilën kishte dërguar ankesë Federata e Futbollit e Gjibraltarit.

Një inspektor disiplinor dhe i etikës është caktuar për të hetuar incidentin dhe tashmë procedura disiplinore është hapur.