Lajme

UEFA e ka përcaktuar stadiumin ku do të zhvillohet finalja e Superkupës së Evropës për vitin e ardhshëm

By GAZETA SCANNER 1

September 26, 2023

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian (UEFA) ka vendosur që finalja e Superkupës së Evropës vitin e ardhshëm do të luhet në datën 14 gusht në Varshavë.

Fituesja e Ligës së Kampionëve dhe ajo e Ligës së Evropës do të zbarkojnë në Poloni, për t’u ndeshur me njëra tjetrën verën e ardhshme.

Stadiumi kombëtar i Varshavës ka një kapacitet prej më shumë se 58 mijë vendesh dhe është impianti ku luan ndeshjet e saj dhe kombëtarja e Polonisë.

Stadiumi i Varshavës është një nga stadiumet më moderne dhe do të presë një nga ndeshjet më prestigjoze të UEFA-s.